Tahiri: Kosova nuk ka kohë për pazare politike, AAK ndihmon në konstituim

Tahiri: Kosova nuk ka kohë për pazare politike, AAK ndihmon në konstituim

Besnik Tahiri, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në prag të nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se vendi nuk ka më energji për, siç i quajti ai, pazare politike.

Ai tha se seanca është e vonshme dhe konstituimi i Kuvendit do të duhej të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

“Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra dhe pazare politike. AAK padyshim që do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve, por që ne kemi një qëndrim publik politik i cili nuk ndërlidhet me çështje që duam apo synojmë të kemi hise në Qeveri. Brenga jonë është se Kosova po shkon prapa dhe po degradohet”, tha ai, raporton rtk.

“VV ka shumicën e vet dhe ne nuk jemi as pjesë e një diskutimi apo marrëveshje. Qëndrimi ynë është i thjeshtë, mos e bllokoni Kosovën”, tha Tahiri.

Share This