Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Kosova është dëshmi e lirisë së fituar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, me qëndresën e popullit tonë dhe me vuajtjet e grave e burrave që edhe sot bartin plagët e rënda të luftës.

Sveçla në kuadër të vizitës sime zyrtare në Francë, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Kosova është dëshmi e lirisë së fituar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, me qëndresën e popullit tonë dhe me vuajtjet e grave e burrave që edhe sot bartin plagët e rënda të luftës. Liria jonë u bë e mundur falë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës, por edhe mbështetjes vendimtare të NATO-s dhe shteteve aleate, të cilat qëndruan në anën e drejtësisë dhe të popullit tonë në momentet më të vështira të historisë sonë”, ka shkruar ai në “Facebook”, raporton rtk.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë senatorë francezë, përfaqësues të rupit diplomatik të akredituar në Francë, si dhe bashkatdhetarë tanë, krahas programit artistik u hap edhe ekspozita e përgatitur nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Ekspozita solli dëshmi dhe dokumentim mbi helmimet e nxënësve dhe të popullatës shqiptare gjatë viteve ’90, duke rikujtuar një nga format më të rënda të represionit të ushtruar ndaj popullit tonë.

“Përvjetorët e çlirimit janë kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë që kemi kaluar drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Ato na obligojnë të ruajmë të vërtetën historike, të nderojmë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për vendin dhe të forcojmë vazhdimisht partneritetet me miqtë dhe aleatët që kontribuan në çlirimin dhe lirinë e Kosovës”, tha ai.

Share This