Superliga vjen sot me dy duele interesante

Superliga vjen sot me dy duele interesante

Java e dytë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante.

Xhiroja e dytë nisi të premten me duelin mes Malishevës dhe Drenicës, i cili përfundoi me rezultat 1-1.

Sot në program janë dy ndeshje të tjera. Ballkani do të përballet me Vushtrrinë në stadiumin e qytetit në Suharekë, në një takim që nis nga ora 16:30.

Në të njëjtën orë ishte planifikuar të zhvillohej edhe përballja mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, por kjo ndeshje ka pësuar ndryshim në orar.

Dueli që do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë do të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet nën dritën e reflektorëve.

Kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje në stadiumin e Klinës zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve, duke i dhënë një tjetër atmosferë përballjes mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74.

Të dyja ndeshjet pritet të sjellin rivalitet dhe interesim të madh, në kuadër të javës së dytë të kampionatit elitar të futbollit kosovar.

Share This