
Specialja urdhëron publikimin e versioneve ‘‘më pak të redaktuara’’ të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se trupi gjykues, në tetor, ka urdhëruar që të bëhen publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte të Hashim Thaçit dhe të tjerët.
Specialja, ka thënë edhe se, dëshmitë dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë.
Postimi:
Në tetor 2026, Trupi Gjykues urdhëroi të bëheshin publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Ky vendim vijon pas vendimeve të mëparshme me të cilët u bënë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin konfidenciale.

