
Në Demiraj të Gjilanit i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij tremuajshe
Në fshatin Demiraj të Gjilanit po zhvillohet ceremonia e varrimit të Adonis Demirit, 27-vjeçarit, dhe vajzës së tij tremuajshe, Dolora Demiri, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën.
Familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy viktimave të rastit tragjik që tronditi këtë fshat, njofton Klankosova.tv.
Për vdekjen e tyre dyshohet 65-vjeçari Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit, i cili është arrestuar dhe ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit.

