Spanja ‘rrëzon’ Belgjikën, e pret Franca në gjysmëfinale

Spanja ‘rrëzon’ Belgjikën, e pret Franca në gjysmëfinale

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike.

 

“Furia e kuqe” arriti fitoren falë golit të Mikel Merinos në minutën e 88-të, duke siguruar përballjen me Francën në fazën e katër më të mirave të turneut.

Ndeshja në mes Spanjës dhe Belgjikës ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që shënuan nga një gol në pjesën e parë.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e 30-të. Fabian Ruiz reagoi më së miri në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një topi të kthyer nga mbrojtja belge.

Belgjika nuk vonoi shumë për të reaguar. Në minutën e 41-të, Charles De Ketelaere barazoi rezultatin 1-1, pasi shfrytëzoi një krosim të Timothy Castagnes dhe shënoi me kokë nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Spanja kërkoi më shumë golin e fitores. Mikel Oyarzabal pati një mundësi të artë në minutën e 63-të, por portieri belg Thibaut Courtois bëri një pritje të shkëlqyer për ta mbajtur skuadrën e tij në lojë.

Megjithatë, presioni i spanjollëve u shpërblye në fund të ndeshjes. Në minutën e 88-të, Mikel Merino përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe shënoi për 2-1, duke vulosur kualifikimin e Spanjës, e cila në gjysmëfinale do të përballet me Francën.

Share This