
Slot: Ekitike dhe Wirtz sa më shumë luajnë, aq më mirë bashkëpunojnë
Liverpool po kalon një javë të jashtëzakonshme, duke nisur me fitoren 6-0 ndaj Qarabag në Champions League dhe duke vazhduar me triumfin 4-1 ndaj Newcastle në Premier League.
Pas ndeshjes me “Magpies”, trajneri Arne Slot komentoi performancën e skuadrës.
“Pas ndeshjes me Bournemouth kërkova nga lojtarët të përmirësoheshin në të gjitha aspektet. Në dy takimet e fundit kemi shënuar 10 gola dhe pësuar vetëm 1, kjo tregon përmirësim të madh. Jam i kënaqur me rezultatet, por jemi të vetëdijshëm se humbja e shumë pikëve më parë e bën ende të pamjaftueshme këtë përparim,” tha Slot.
Trajneri vlerësoi Hugo Ekitike, i cili shënoi dy gola.
“Jo vetëm ai, por edhe përforcimet e tjera kanë luajtur shumë mirë. Lidhja mes Ekitike dhe Wirtz nuk është surprizë: sa më shpesh që luajnë së bashku, aq më mirë gjejnë intesën në fushë. Siç u pa edhe sezonin e kaluar, më shumë lojë së bashku do të thotë lojë më e mirë”, theksoi Slot.
Ai komentoi edhe Ibrahima Konaten, i cili shënoi golin e katërt në një moment të vështirë personal.
“Ai më telefonoi në fillim të javës për të thënë se donte të ndihmonte skuadrën. U kthye, u stërvit dy herë dhe sot shënoi një gol dhe luajti shumë mirë. Tifozët dhe shokët e skuadrës e vlerësuan shumë prezencën e tij”, pohoi Slot.


