S’ka gola në duelin Larne-Prishtina, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’

S’ka gola në duelin Larne-Prishtina, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina nuk është mposhtur në Irlandën e Veriut.

Larne dhe Prishtina kanë luajtur pa gola në “Ballymena Shoëgrounds” në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Dueli mes Larne dhe skuadrës sonë, ka prodhuar një sfidë interesante, edhe pse kjo ndeshje nuk prodhoi asnjë gol.

Pjesëloja e parë ka dhënë një sfidë mesatare me iniciativë të nikoqirëve të cilët krijuan disa raste të rrezikshme për gol, por portieri Nika intervenoi më kohë duke shpëtuar portën e tij.

Prishtina në fraksionin e dytë krijoj dy-tri raste mjaft të mirë për gol përmes Kryeziu, Namanit dhe Ndrecës, por jo sa për ta dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Përfundimisht dueli i parë mes Larne dhe Prishtinës mbyllet pa gola dhe ndeshja kthyese që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë përcaktuese për skuadrën e cila do të kalojë në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.

Share This