Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pas përmbysjes së një varke në Qipron veriore

Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pas përmbysjes së një varke në Qipron veriore

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys pranë brigjeve të Qipros veriore.

Kryeministri i Qipros turke, Ünal Üstel, ka bërë të ditur se 237 persona janë shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e të zhdukurve janë ende duke vazhduar.

Sipas autoriteteve, trageti kishte 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai ishte nisur nga porti i Kyrenias drejt Tasucusë në provincën turke të Mersinit, por pak pas nisjes nisi të marrë ujë dhe u përmbys rreth katër milje detare larg bregut.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar rojet bregdetare dhe anije të tjera, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, raporton BBC.

Share This