
Shqipëria dënon sulmin rus në Rumani: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës
Shqipëria ka reaguar pas sulmit me dron rus në qytetin Galați të Rumanisë, ku një ndërtesë banimi u godit dhe mbetën civilë të plagosur.
Në një deklaratë në faqen zyrtare në “X”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse.
Në reagim, Shqipëria ka shprehur solidaritet të plotë me popullin dhe autoritetet rumune, duke theksuar se pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës po rrezikojnë gjithnjë e më shumë sigurinë e civilëve edhe përtej kufijve ukrainas.
Po ashtu, Ministria thekson se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

