
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e sotme (24 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperatuat mbetet njësoj si ditën e djeshme, ku vlera minimale do të jetë 26 gradë celcius, ndërsa ajo makimale 31 gradë celcius.


