Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e shtunë (13 shtator), vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet  të jetë i kthjellët dhe me  alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.

Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat:

Në zonat malore 14-30 gradë celsius

Në zonat e ulëta 19-33 gradë celsius

Në bregdet 20- 32 gradë celsius

Share This