
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /rtsh/

