Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore si dhe në jug të vendit, pa sjellë reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.

Ndërkohë në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim. /rtsh/

Share This