Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në luginat dhe bregdet do të arrijë deri në 24 m/s. Valëzimi në det pritet të jetë 5-6 ballë. /rtsh/

Share This