Shqipëri, moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

Shqipëri, moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme (19 nëntor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë fillimisht me intensitet të ulët, të cilat pas orëve të mesditës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s,

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë. /rtsh/

Share This