
Shqipëri, dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shënojë termometri sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. /rtsh/

