
Shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese të papranueshme nga Moska” ndërsa e ka përshkruar incidentin si “skandaloz”.
“Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, tha Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.
Presidenti ukrainas nënvizon se sipas tij “kërkohet veprim i fortë, si bashkërisht ashtu edhe nga vendet individuale”.
Tre avionë luftarakë rusë të tipit MIG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, duke shënuar një tjetër provokim nga Moska ndaj NATO-s.
Reagimet ndërkombëtare ishin të menjëhershme, me liderë si Ursula von der Leyen dhe Kaja ë u shprehën ashpër kundër Rusisë dhe kërkuan një përgjigje kolektive.
NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e Operacionit Sentinel East për të forcuar patrullimin e krahut lindor. /rtsh/


