SHBA sqaron planet e Omanit dhe Iranit në Ngushticën e Hormuzit

SHBA sqaron planet e Omanit dhe Iranit në Ngushticën e Hormuzit

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka sqaruar se Oman nuk ka asnjë plan për të vendosur tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuz.

Deklarata vjen pasi Presidenti Donald Trump, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, tha se nëse Omani do të fillonte të kërkojë para për kalimin në ngushticë, “do t’i shpërthejmë”.

Bessent tha se ka folur me ambasadorin e Omanit në orët e fundit. Sipas tij, Omani nuk ka asnjë synim për të tarifuar anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuz dhe sigurisht nuk dëshiron të përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo çështje, për momentin, duket se është mbyllur,” tha një burim i afërt me çështjen.

Trump po ndjek një strategji afatgjatë për të arritur një marrëveshje që plotëson objektivat e tij, e cila të jetë e pranueshme edhe për palët e tjera. /rtsh/

Share This