
S’gabon Barcelona, mund Elche-n
Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në përballjen ndaj Elches, e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga, duke triumfuar me rezultat 3-1.
Skuadra katalunase zhvilloi një tjetër paraqitje bindëse, duke dominuar takimin dhe kontrolluar lojën gjatë gjithë 90 minutave.
Epërsia për Barcelonën erdhi herët, kur Lamine Yamal realizoi pas vetëm gjashtë minutash lojë, duke dribluar edhe portierin pas asistimit të Dani Olmos.
Elche reagoi në minutën e 29-të përmes Rodriguez, i cili shënoi nga një kundërzbritje e shpejtë, duke rikthyer baraspeshën e përkohshme.
Megjithatë, Barcelona e riktheu epërsinë para përfundimit të pjesës së parë, kur Ferran Torres realizoi në portën e zbrazur pas asistimit të Frenkie de Jong, në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë, katalunasit vazhduan të kontrollojnë lojën, ndërsa fitorja u vulos në minutën e 72-të nga Marcus Rashford, i cili shënoi një gol të bukur pas inkuadrimit nga banka rezervë.
Me këtë fitore, Barcelona grumbullon 55 pikë dhe vazhdon të kryesojë renditjen e La Liga-s, ndërsa Elche mbetet në pozitën e 12-të me 24 pikë.


