Sfida të ‘nxehta’ në NBA

Sfida të ‘nxehta’ në NBA

Mbrëmja e kaluar në NBA dhuroi spektakël dhe emocione të forta në disa prej parketeve më të njohura të basketbollit amerikan.

Në Los Angeles, Lakers festuan rikthimin e Luka Donçiç në fushë, i cili shkëlqeu me 38 pikë të realizuara në përballjen kundër Charlotte. Pavarësisht paraqitjes së tij të jashtëzakonshme, ishte skuadra kaliforniane që doli fituese me rezultat 121 me 111.

Në Chicago, protagonisti absolut ishte Victor Wembanyama, që shpërtheu në periodën e katërt, duke shënuar 18 nga 38 pikët e tij personale. San Antonio arriti një fitore të rëndësishme ndaj Bulls-it me shifrat 121–117.

Mbrëmja solli edhe tri ndeshje dramatike që u vendosën në sekondat e fundit.

Desmond Bane i dhuroi fitoren Orlandos përballë Portlandit, me rezultatin 115–112.

Ndërkohë, Andrew Wiggins realizoi koshin vendimtar për Miamin, që triumfoi ndaj Clevelandit të Donovan Mitchell me rezultatin spektakolar 140–138.

Ndër më emocionueset ishte dueli mes Detroit Pistons dhe Washington Wizards, ku Daniss Jenkins shënoi një kosh nga këndi në sekondat e fundit, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Atje, heroi i mbrëmjes u bë Cade Cunningham, që mbylli takimin me plot 46 pikë, duke i dhuruar fitoren Detroitit 137–135.

Share This