Presidenti Ademi takon ambasadorin e Suedisë në Kosovë, flasin për sfidën Kosovë-Suedi

Presidenti Ademi takon ambasadorin e Suedisë në Kosovë, flasin për sfidën Kosovë-Suedi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të hënën ka takuar ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Kreu i FFK-së përmes rrjeteve sociale, ka thënë se me ambasadorin suedez ka biseduar për futbollin, me theks të veqantë për sfidën Kosovë-Suedi, e cila luhet në fillim të shtatorit në Prishtinë, raporton Rekordi.net.

Postimi i Ademit:

🇽🇰🤝🇸🇪 Me mikun tim, ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin gjithmonë është kënaqësi të bisedoj rreth futbollit.

Diskutuam për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe për angazhimin e talenteve kosovarë në klubet e futbollit në Suedi.

Bashkëpunimi ynë i deritanishëm ka sjellë shumë projekte të përbashkëta të suksesshme në fushën e sportit, andaj jemi të përkushtuar që ky rrugëtim të vazhdojë edhe në të ardhmen!

#BashkëPërFutbollin ⚽️🇽🇰

Share This