
Saunders mbështet transferimin e Sterling te West Ham-i
Ish-ylli i Liverpool dhe Uellsit, Dean Saunders, e mbështet transferimin e mundshëm të Raheem Sterling tek West Ham United.
Sulmuesi anglez është gati të largohet nga Chelsea këtë muaj, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon.
Një kalim te West Ham duket si opsioni më i favorshëm, dhe Saunders është i sigurt se Sterling nuk do t’i zhgënjejë “Irons”.
Në një intervistë për talkSPORT, ai tha:
“Nga një burim i mirë, që kur ishte fëmijë, gjithmonë ka pasur një qëndrim: futboll, futboll, futboll”, ka thënë Saunders për ‘talkSPORT’.
“Do ta garantoj tani, ai dëshiron të luajë rregullisht, kështu që duhet të arrihet një marrëveshje për pagën e tij. Për mua, Sterling do të ishte një përforcim i mirë”, pohoi ai.
Me këtë lëvizje, West Ham mund të sigurojë një nga sulmuesit më të talentuar anglezë, duke forcuar repartin ofensiv për pjesën e mbetur të sezonit.


