Ylli i Bayern Munich, Leroy Sane, raportohet se ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 100 milionë eurosh nga klubi saudit Al-Ittihad, duke zgjedhur të qëndrojë te gjigantët gjermanë.
Sipas “Sky Sports Germany”, sulmuesi 29-vjeçar është pranë rinovimit të kontratës me Bayernin, ndërsa marrëveshja aktuale i skadon në fund të këtij sezoni.
Al-Ittihad thuhet se kishte vënë në tryezë një kontratë katërvjeçare me vlerë totale 100 milionë euro, por siç raportohet, Sane ka refuzuar ofertën arabe për të vazhduar karrierën në Bundesliga.
Bayern dhe lojtari mësohet se janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të re, e cila do ta mbante Sane në “Allianz Arena” deri në vitin 2028.
Pavarësisht interesit të madh dhe shifrave të larta nga Arabia Saudite, Sane është i gatshëm të pranojë edhe një ulje rroge për të qëndruar në Munich.
Ai aktualisht fiton rreth 10 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re, paga bazë mund të ulet, por do të kompensohet me bonuse që mund ta çojnë deri në 14–16 milionë euro në vit.