
Sancho rikthehet te Man United, dështojnë bisedimet me Chelsean
Futbollisti Jadon Sancho raportohet se do të rikthehet në “Old Trafford” pas përfundimit të huazimit njëvjeçar te Chelsea, pasi palët nuk kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm.
Sulmuesi anglez ishte pjesë e “Bluve” të Londrës gjatë sezonit të fundit, ku tregoi performancë mjaft të mirë, skuadër më të cilin fitojë trofeun e Conference League.
Megjithatë, sipas medieve britanike, bisedimet mes dy klubeve kanë dështuar, dhe si rezultat, Sancho duhet të rikthehet në Manchester United.
Sipas marrëveshjes së mëparshme mes klubeve, Chelsea do t’i detyrohej Manchester United-it një pagesë shtesë prej 5 milionë stërlinash në rast se lojtari nuk do të qëndronte në “Stamford Bridge”.
Tashmë, kjo klauzolë pritet të hyjë në fuqi pas dështimit të marrëveshjes për transferimin definitiv.
E ardhmja e Sanchos mbetet e pasigurt, ndërsa United duhet të vendosë nëse do ta mbajë në skuadër apo do të kërkojë një tjetër zgjidhje për të.