Rusia dhe Ukraina përfshihen në luftë dronësh

Rusia dhe Ukraina përfshihen në luftë dronësh

Një gjendje gatishmërie është shpallur në të gjithë Ukrainën pas ngritjes së një avioni luftarak, tip ”MiG-31K” në Rusi, raporton Ukrinform.

“E gjithë Ukraina është në rrezik nga raketat! Një MiG-31K është regjistruar duke u ngritur”, njoftoi Forca Ajrore e Kievit në Telegram.

Lufta me dronë midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon gjatë natës, ndërsa Zelensky bën thirrje për një takim të ri me Moskën në Stamboll.

Trenat u ndaluan këtë mëngjes në stacionin rus në Volgograd, i cili u godit gjatë natës nga një sulm me dronë ukrainas.

“Mbrojtja ajrore zmbrapsi një sulm masiv me dronë në rajonin jugor rus të Volgogradit”, tha guvernatori Andrey Bocharov.

Disa dronë u rrëzuan në fusha, duke shkaktuar zjarre në shkurre, por një zjarr më i madh shpërtheu në stacionin e trenit ”Archeda” në qytetin Frolovo.

Dritaret e ndërtesave të banimit aty pranë u shkatërruan, por infrastruktura e pasagjerëve të stacionit mbeti e paprekur.

Mbetjet e dronëve që binin shkaktuan vonesa dhe anulime trenash në rajon.

Drejtoria rajonale e Hekurudhave Ruse tha se po bën gjithçka që është e mundur për të rivendosur trafikun hekurudhor sa më shpejt të jetë e mundur. /atsh/

Share This