
Reali shkund City-n, Bodoe thyen edhe Sporting-un, fiton edhe PSG
Real Madrid ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligws sw Kampionwve pasi mposhti bindshëm Manchester City-n me rezultat 3-0 në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
Skuadra madrilene dominoi që në pjesën e parë dhe zgjodhi shumë shpejt fatin e takimit falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Federico Valverde. Mesfushori uruguaian realizoi het-trik duke shënuar në minutat 20, 27 dhe 42, duke i dhënë avantazh të madh “Los Blancos”.
Në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes mbeti i lartë. Reali ishte pranë golit të katërt, por Vinicius Junior nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Edhe skuadra angleze e drejtuar nga Pep Guardiola krijoi disa raste, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Real Madridi merr një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, formën e shkëlqyer këtë sezon e konfirmoi edhe Bodø/Glimt, që mposhti Sporting CP me rezultat 3-0. Golat për skuadrën norvegjeze u realizuan nga Sondre Fet (32’), Ola Solbakken Blomberg (45’) dhe Runar Espejord Hogh (71’), duke e afruar ekipin drejt fazës tjetër të garës.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Paris Saint-Germain, që para tifozëve të vet mposhti Chelsea me rezultat 4-2. Për parisienët shënuan Bradley Barcola (10’), Ousmane Dembele (40’), Vitinha (74’) dhe Khvicha Kvaratskhelia (86’), ndërsa për londinezët realizuan Malo Gusto (28’) dhe Enzo Fernández (57’).
Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Champions League do të zhvillohen pas një jave dhe pritet të përcaktojnë tetë skuadrat çerekfinaliste të garës më prestigjioze për klube në Evropë.


