Reali dhe Vinicius përballë takimit vendimtar për rinovimin e kontratës

Reali dhe Vinicius përballë takimit vendimtar për rinovimin e kontratës

Real Madridi dhe Vinicius Junior pritet të zhvillojnë një takim të rëndësishëm ballë për ballë në 48 orët e ardhshme, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin rreth rinovimit të kontratës së yllit brazilian.

Sipas gazetarit Ramon Alvarez de Mon, drejtuesit e klubit madrilen do të mbajnë një qëndrim të prerë gjatë negociatave dhe nuk planifikojnë të ndryshojnë ofertën e paraqitur muajt e fundit.

Raportohet se Real Madridi ka përmirësuar propozimin e tij, duke i ofruar Vinicius një pagë prej rreth 22 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, sulmuesi brazilian kërkon një marrëveshje rekord për karrierën e tij, me një pagë që i afrohet 30 milionë eurove në vit.

Diferenca mes kërkesave të lojtarit dhe ofertës së klubit ka bërë që situatën ta monitorojnë edhe disa klube të mëdha evropiane, me Arsenalin që raportohet se ka shfaqur interes për 26-vjeçarin.

Vendimi përfundimtar tashmë është në duart e Viniciusit. Nëse ai refuzon ofertën e fundit të Real Madridit, klubi spanjoll mund të shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij gjatë kësaj vere, për të shmangur rrezikun që ta humbasë një nga yjet e skuadrës pa përfitim financiar.

Share This