Real Madrid mposht Osasunën me golin e Mbappe-s

Real Madrid mposht Osasunën me golin e Mbappe-s

Real Madrid ka marrë një fitore të ngushtë, por të rëndësishme ndaj Osasunës, duke triumfuar me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të javës së parë të La Ligës, shkruan Rekordi.net.

Heroi i madrilenëve ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 51-të, duke vulosur fitoren e “Los Blancos”.

Skuadra e Xabi Alonsos merr trepikëshin e parë në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit spanjoll.

Osasuna, megjithëse u mbrojt mirë në pjesën e parë dhe tentoi të barazonte në minutat e fundit, nuk arriti të gjejë rrugën e golit. /Rekordi.net

Share This