
Club Brugge, Qarabag dhe Pafos bëjnë hapa të mëdhenj drejt fazës së grupeve në Champions
Club Brugge, Qarabag dhe Pafos kanë marrë fitore të rëndësishme në ndeshjet e para në “play off” të Champions League, duke u afruar dukshëm drejt kualifikimit për në fazën e grupeve.
Të martën janë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese të garës më prestigjioze të klubeve evropiane.
Club Brugge e ka nisur mbarë sfidën ndaj Rangers në Ibrox, duke fituar 3-1 dhe duke siguruar avantazh të madh për ndeshjen e kthimit. Skuadra belge shënoi ka shënuar tri herë brenda njëzet minutave të para me Romeo Vermant, Jorne Spileers dhe Brandon Mechele.
Rangers e ka ngushtuar rezultatin me golin e Danilo Pereira, por nuk ka arritur t’i ndryshojë më shumë shifrat.
Në Budapest, Qarabag ka arritur një rikthim të madh në lojë ndaj Ferencváros, duke fituar 3-1. Skuadra hungareze ka shënuar e para me Barnabas Varga, por Qarabag e ka barazuar shpejt me Marko Jankovic dhe më pas ka kaluar në avantazh me Kevin Medina. Musa Gurbanly e ka vulosi fitoren me golin tjetër.
Pafos ka bërë një hap historik duke mposhtur Crvena Zvezdën 2-1 në Beograd.
Golin e parë e ka shënuar Joao Correia brenda minutës së parë pas një gabimi të portierit vendas.
Pafos e ka marrë një penallti në minutën e pesëdhjetë e një, të shndërruar në gol nga Pepe. Skuadra serbe e ka ngushtuar rezultatin kur Bruno Duarte e ka shënuar golin e dytë përmes një penalltie, por Crvena Zvezda pastaj ani se ka pasur disa mundësi nuk ia ka arritur të barazojë.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.


