
Real Madrid – Man. City, përballja kryesore e 1/8 së UEFA Champions League
Në selinë e UEFA në Nyon është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales së UEFA Champions League, duke prodhuar disa përballje spektakolare që pritet të mbajnë të mbërthyer tifozët e futbollit evropian.
Vëmendja kryesore, pa dyshim, do të jetë te supersfida mes Real Madrid dhe Manchester City, një duel që tashmë është shndërruar në një klasik modern të kompeticionit. Dy gjigantët evropianë do të përplasen sërish për një vend në çerekfinale, në një përballje që premton spektakël dhe emocione të forta.
Një tjetër ndeshje e fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ku përvoja dhe ambicia për trofe do të vihen përballë njëra-tjetrës.
Ndërkohë, shorti ka rezervuar edhe përballje të tjera interesante. Barcelona do të sfidojë Newcastle United, në një duel që rikthen anglezët në skenën e madhe evropiane.
Liverpool do të përballet me Galatasaray, ndërsa Bodø/Glimt do të masë forcat me Sporting CP.
Po ashtu, në garë janë edhe përballje të forta si Tottenham Hotspur kundër Atlético Madrid, Bayern Munich ndaj Atalanta, si dhe Arsenal përballë Bayer Leverkusen.
Tetë skuadrat që siguruan kualifikimin direkt në këtë fazë do të kenë përballë fituesit e fazës së “play-off”-it, duke e bërë garën edhe më të fortë dhe të paparashikueshme.
Ndeshjet e para të 1/8 së finales pritet të zhvillohen në fillim të pranverës, aty ku do të nisë beteja e vërtetë për një vend në mesin e tetë më të mirave të Evropës.
Të gjitha takimet për 1/8 e finales janë këto:
Real Madrid – Man City
Bodo/Glimt – Sporting Lisbon
Chelsea – PSG
Barcelona – Newcaslte
Liverpool – Galatasaray
Tottenham – Atletico Madrid
Bayern Munich – Atalanta
Arsenal – Bayer Leverkusen


