QKUK, dhjetëra mijëra pacientë janë trajtuar brenda 9-mujorit të këtij viti

QKUK, dhjetëra mijëra pacientë janë trajtuar brenda 9-mujorit të këtij viti

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës, në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, trajtim mjekësor kanë marrë, 77 mijë e 655 pacientë.

Në një postim në rrjetet sociale QKUK njofton se ky trajtim është ofruar nga  23 specialistë emergjent, 6 specialistë internist, 4 kardiolog dhe 92 infermierë,  që paraqet numrin më të madh të infermierëve  dhe mjekëve nga paslufta, në këtë klinikë.

“Kontribut të çmuar kanë dhënë edhe profilet e tjera mjekësore, përmes konsultimeve, sikurse  edhe degët diagnostike. Nga numri i përgjithshëm, 18 mijë e 329 pacientë, janë trajtuar në dhomën e reanimimit,  23 mijë e 810 shërbime internistike, 13 mijë e 730 në atë kirurgjike, si dhe 16 mijë e  475 raste ortopedike”, thuhet në postim, raporton rtk.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, në Emergjencë janë kryer 972 operacione kirurgjike. Poashtu, 5 mijë e 329 intervenime në  sallën e vogël.

Share This