Qeveria angleze kërcënon me gjyq ish-pronarin e Chelsea-s

Qeveria angleze kërcënon me gjyq ish-pronarin e Chelsea-s

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërcënuar se do të çojë në gjykatë ish-pronarin e Chelsea-s, Roman Abramovich pasi ky i fundit po pengon kalimin e fondeve të përfituara në arakat e shtetit në fjalë.

Shifra e përfolur mësohet të jetë rreth 2.3 miliardë euro.

Siç dihet Abramovich u detyrua që të shiste Chelsea-n në 2022-in pasi u fut në listën e personave që Mbretëria e Bashkua sanksionoi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Abramovich, i cili konsiderohet si njëri prej oligarkëve më pranë Vladimir Putin, u detyrua të shiste ekipin, të cilin e bleu në 2003 dhe që e udhëhoqi në disa suksese të rëndësishme sportive.

Share This