Pulisic pas fitores në Kupën e Italisë: Tani mendojmë për raundin tjetër

Pulisic pas fitores në Kupën e Italisë: Tani mendojmë për raundin tjetër

Milani e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri të Kupës së Italisë, duke mposhtur Barin me rezultat 2-0 në raundin e 1/16, ndeshje kjo e luajtur të dielën mbrëma.

Një nga protagonistët e kësaj fitoreje, sulmuesi amerikan Christian Pulisic, i cili shënoi gol në fitoren e kuqezinjve, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në duel me Bari-n.

“Është një fillim i mirë për ne. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por e rëndësishme ishte të fitonim dhe tani po mendojmë për raundin tjetër. Ndeshja më e rëndësishme për ne është ajo e radhës. Duhet të fitojmë çdo ndeshje. Nuk po mendojmë vetëm për Scudetton. Nëse bëjmë mirë, do të kemi një shans në fund të sezonit,” deklaroi Pulisic.

Fitorja ndaj Barit i jep Milanit moralin e duhur për sfidat e ardhshme, ndërsa skuadra e Massimiliano Allegrit mbetet e fokusuar në objektivat kryesorë si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.

Share This