Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve me homazhe dhe aktivitete përkujtimore

Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve me homazhe dhe aktivitete përkujtimore

Komuna e Prishtinës shënon sot, më 18 prill, Ditën e Dëshmorëve me një varg aktivitetesh përkujtimore në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Përmes homazheve, tubimeve dhe aktiviteteve simbolike, institucionet dhe qytetarët rikujtojnë sakrificën e dëshmorëve dhe përcjellin mesazhe respekti e mirënjohjeje.

Aktivitetet nisin në orën 10:00 me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vijuar më pas me nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti dhe organizimin e aksionit për dhurim gjaku në sheshin që mban emrin e tij, raporton rtk.

Agjenda ngjarjeve:

• 10:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani
• 10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti
• 10:35 – Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”

• 11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në Makovc (Fjalë rasti e Kryetarit)

• 12:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve: Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj

• 13:00 – Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së” në Marec (Fjalë rasti e Kryetarit)

• 17:00 – Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë (Fjalë rasti i Kryetarit)

Share This