Prishtina në finalen e Kupës së Kosovës, fiton sërish ndaj Dritës

Prishtina në finalen e Kupës së Kosovës, fiton sërish ndaj Dritës

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, për t’iu bashkuar Llapit në finale.

Ndeshjen e parë po ashtu e kishte fituar Prishtina me rezultat 1-0, ku me rezultat të përgjithshëm prej 4-0 kaloi tutje.

Kryeqytetasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9-të, kur Ardian Muja shënoi gol të bukur nga brenda zonës pas asistimit të Ramiz Bytyqit për 1-0.

Në minutën e 39-të, sërish Muja arriti të shënojë për 2-0, kësaj radhe pas asistimit të Leotrim Kryeziut.

Prishtina pak para se të mbyllej pjesa e parë, me Albin Krasniqin i dha fund dilemave për fituesin dhe finalistin, me mesfushorin që shënoi për 3-0.

Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat tentuan, nuk është se solli ndonjë ndryshim, shkruan telegrafi.

Prishtina i bashkohet Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.

Share This