Prishtina investon 9 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura

Prishtina investon 9 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka bërë të ditur se është finalizuar marrëveshja për një projekt madhor që synon përmirësimin e sistemit të ujërave të ndotura në kryeqytet.

Në një takim me përfaqësues të bankës gjermane për zhvillim KfW dhe institucionet zbatuese, u arrit dakordimi për investimin prej 9 milionë euro, që do të ndahet në tre këste vjetore.

“U dakorduam për koordinim të punimeve me projektet ekzistuese të infrastrukturës, sidomos në zonën e sheshit ‘Xhorxh Bush’, ‘Robert Dole’, lagjen Pejton, Sheshin Zahir Pajaziti dhe zonën e Bibliotekës Kombëtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit në Kryeqytet”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”, shkruan Rekordi.net.

Ky projekt pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe urbanistike në zonat më të frekuentuara të Prishtinës. /Rekordi.net/

Share This