Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutohet integrimi euroatlantik i Kosovës

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutohet integrimi euroatlantik i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit evropian dhe ndërkombëtar.

Ajo ka ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO mbeten objektiva strategjike të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar përkrahjen belge në realizimin e këtyre synimeve.

Në fokus të diskutimit kanë qenë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Presidentja ka veçuar si fusha me potencial për bashkëpunim teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturën, bujqësinë, arsimin, kulturën dhe turizmin.

Ajo ka theksuar se Kosova ofron mundësi të shumta për investime, duke shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Share This