
Presidentja Osmani në DokuFest: Prizreni është kryeqendra e kulturës dhe ideve të reja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në natën përmbyllëse të Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” që po mbahet në Prizren.
Ajo e ka vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm kulturor që e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.
“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook, duke publikuar edhe disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në festival.


