
Presidenti i FFK-së ndodhet në Monaco, aty ku po mbahet shorti i Ligës së Kampionëve
“Sot ndodhem në Monaco, ku po mbahet shorti i Ligës së Kampionëve, së bashku me mikun tim, Armand Duka”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Ai ka theksuar se është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e një eventi kaq madhështor që bashkon klubet më të mira të Evropës.
“Jemi krenarë që klubet tona po tregojnë rritje të vazhdueshme të performancës në garat evropiane. Uroj që në të ardhmen e afërt të shohim edhe ekipet nga Kosova në fazën e ligës në garën elitare të futbollit evropian”, ka shkruar Ademi.


