
Presidenti Ademi uron Dardanet e reja: Krenar me paraqitjen tuaj
Kombetarja e Kosovës U16, ka triumfuar ndaj Estonisë, me rezultat 5-3 në ndeshjen hapëse të turneut zhvillimor të UEFA-s.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar Dardanet e reja për fitoren e arritur.
Ky është postimi i Ademit:
Urime vajzave tona të Kombëtares U16 fitorja e jashtëzakonshme ndaj Estonisë 5:3, në ndeshjen hapëse të turneut zhvillimor të UEFA-s.
Me zemër të madhe e karakter të fortë vashat dardane ia dolën të përmbysin rezultatin dhe të tregojnë vlerat e tyre, edhe pse me një lojtare më pak në fushë nga minuta e 16-të.
Krenar me paraqitjen tuaj dhe punën e palodhshme të stafit të trajnereve.
Uroj që edhe në ndeshjet e ardhshme kundër dy kundërshtarëve me emër si Sllovakia e Islanda të keni paraqitje dinjitoze.
Forca Dardane! 🇽🇰