
Presidenti Ademi takon fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja”: E ardhmja e futbollit është e sigurt!
Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, të enjten ka takuar fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri.
Gjatë kësaj vizite, fëmijët sollën atmosferë të ngrohtë dhe energji pozitive, duke shijuar nga afër ambientin e stadiumit që konsiderohet si shtëpia e futbollit kosovar.
Ademi u shpreh i entuziazmuar për takimin me më të vegjlit, duke theksuar se pikërisht ata përfaqësojnë të ardhmen e futbollit në vend.
“Ata sollën buzëqeshje të sinqerta dhe një energji të jashtëzakonshme. Jam i bindur se shumë prej këtyre djemve dhe vajzave do të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit tonë”, ka deklaruar ai.
Presidenti i FFK-së e cilësoi si kënaqësi të veçantë kohën e kaluar me fëmijët, duke vënë në pah entuziazmin e tyre për sportin më të popullarizuar në vend.
Në fund të vizitës, fëmijët i dhuruan Ademit një pikturë punim dore, të cilën ai tha se do ta ruajë si një kujtim të çmuar nga kjo vizitë e veçantë.
Postimi i Ademit:
E ardhmja e futbollit është e sigurt!⚽️🇽🇰
Sot pata kënaqësinë të takoj fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina, të cilët ishin për vizitë në në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ata sollën me vete energji të jashtëzakonshme dhe buzëqeshje të sinqerta, duke e shijuar çdo moment në këtë ambient që frymëzon dashurinë për futbollin.
Jam i bindur se shumë prej këtyre djemve e vajzave, do të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit tonë.
Ishte kënaqësi e veçantë të qëndroja me ta dhe ta shoh nga afër entuziazmin që ata kishin për futbollin.
Një falënderim i përzemërt për dhuratën e bukur, një pikturë e mrekullueshme punim dore, të cilën do ta ruaj me shumë kujdes si kujtim të veçantë nga kjo vizitë kaq e ngrohtë e këtyre njomakëve. 💛💙



