Presidenti Ademi takohet me presidentin e PSG-së: Flasin për zhvillimin e futbollit

Presidenti Ademi takohet me presidentin e PSG-së: Flasin për zhvillimin e futbollit

Gjatë finales së Evropianit të vajzave në Basel, Angli-Spanjë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar presidentin e Paris Saint-Germain dhe një nga figurat më me ndikim në futbollin evropian, Nasser Al-Khelaïfi.

“Diskutuam për zhvillimin e futbollit në përgjithësi, me theks të veçantë te të rinjtë dhe futbollin e femrave, si dhe për perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar me Kosovën”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Share This