
Presidenti Ademi me mesazh motivues para përballjes me Suedinë: “Kosova po rritet me zemër e besim!”
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dërguar një mesazh motivues përpara ndeshjes së rëndësishme që Kosova e zhvillon sonte kundër Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Përmes një postimi emocional, Ademi ka theksuar përkushtimin, karakterin dhe besimin e lojtarëve në emblemën e Kosovës, duke theksuar se çdo sfidë është një mundësi për rritje.
“Kur përkushtimi i çdo lojtari bashkohet me besimin e palëkundur në emblemën tonë, çdo sfidë kthehet në mundësi. Krenar për djemtë tanë, për energjinë, karakterin dhe përkushtimin që e tregojnë në çdo ndeshje. Kosova po rritet dhe po ecën përpara me zemër e besim, me synimin e arritjes historike. Sot kemi përballë një rival shumë të fortë, por uroj që shpirti luftarak i djemve tanë të jetë përcaktues,” – ka shkruar Ademi.
Presidenti i FFK-së e ka mbyllur mesazhin me thirrjen e njohur:
“Bashkë për Kosovën! 💪💛💙”


