Presidenti Ademi: FFK e përkushtuar për zhvillimin e futbollit kosovar në bashkëpunim me FIFA-n

Presidenti Ademi: FFK e përkushtuar për zhvillimin e futbollit kosovar në bashkëpunim me FIFA-n

Në Majami po zhvillohet dita e dytë e Samitit Ekzekutiv të FIFA-s, ku përfaqësues të federatave nga e gjithë bota po diskutojnë tema strategjike për të ardhmen e futbollit ndërkombëtar.

Sesionin e sotëm e hapi drejtori i FIFA-s për Evropën, Elkhan Mammadov, i cili theksoi rëndësinë e kalimit nga planifikimi në zbatimin konkret të projekteve zhvillimore. Sipas tij, FIFA tashmë ka një vizion të qartë për çdo federatë anëtare, ndërsa fokusi i radhës është përshpejtimi i modernizimit të futbollit në nivel global.

Gjatë samitit po trajtohen çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit, ndërsa programet e FIFA-s, përfshirë “FIFA Forward”, vazhdojnë të mbështesin federatat anëtare në realizimin e projekteve afatgjata infrastrukturore dhe zhvillimore.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe Presidenti i  Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

I pari i futbollit kosovar pwrmes njw postimi i Facebook, theksoi se federata do të vazhdojë të punojë ngushtë me FIFA-n për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe për të forcuar bazën e futbollit në Kosovë.

Postimi i Ademit:

Sot po vazhdon dita e dytë e Samitit Ekzekutiv të FIFA-s në Majami, ku po diskutohen tema me rëndësi strategjike për të ardhmen e futbollit global.

Sesionin e sotëm e hapi drejtori për Evropë në FIFA, Elkhan Mammadov, i cili theksoi se tashmë ekziston një vizion i qartë për secilën federatë dhe se hapi i radhës është realizimi i projekteve konkrete, me synimin për të përshpejtuar zhvillimin dhe modernizimin e futbollit në mbarë botën.

Temat e samitit janë të fokusuara në zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit, ndërsa përmes programeve të FIFA-s, si FIFA Forward, federatat anëtare do të mbështeten në zbatimin e projekteve që sjellin përparim afatgjatë.

Si FFK do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për avancimin e futbollit në Kosovë dhe krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e ardhshëm.

Share This