Prattipati pas takimit me Kurtin: Serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje

Prattipati pas takimit me Kurtin: Serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, diplomatja amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për tendencat që partitë serbe të përjashtohen nga zgjedhjet lokale të tetorit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit serb në procesin zgjedhor.

“Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet që kuptojmë se Vetëvendosje po shqyrton për t’i përjashtuar disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”, tha Prattipati.

Ajo theksoi se pjesëmarrja gjithëpërfshirëse është thelbësore për demokracinë dhe stabilitetin politik në Kosovë.

Share This