Portieri Muriq mbetet në Premier League

Portieri Muriq mbetet në Premier League

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq do të mbetet në Premier League edhe për sezonin 2024/25 pasi do të jetë pjesë e skuadrës Ipswich Town.

Muriq gjatë kësaj jave do të prezantohet tek Ipswichi, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me Burnleyn për transferimin e tij.

Për kartonin e portierit Muriq, Ipswichi do të paguaj mbi 10 milionë euro kurse 35-vjeçari do të firmos kontratë afatgjate me ekipin e ri.

Ipswichi është rikthyer në elitën e futbollit anglez për sezonin e ri dhe po sheh Muriqin si përforcim të duhur për portën duke pasur parasysh përvojën e tij në Premier League.

Muriq në ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar pati paraqitje fantastike për Burnleyn, që për fat të keq nuk arriti të siguroj mbijetesën.

Ai te Burnley u transferua në vitin 2022 nga Manchester City për 3 milionë euro dhe kishte kontratë deri në vitin 2026.Muriq, gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku deri më tani ka regjistruar 36 paraqitje për “Dardanët”.

Share This