
Policia shqiptoi për 24 orë, 1752 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1752 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 25 kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.