
Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të rëndë në Ferizaj, ku një 17-vjeçare dyshohet se po tentonte të hidhej nga nënkalimi.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar sot, rreth orës 10:15.
“Policët reagues të stacionit policor në Ferizaj kanë parandaluar një veprim të rrezikshëm të një personi të gjinisë femërore, e moshës 17 vjeçare, e cila dyshohet se po tentonte të hidhej nga nënkalimi në Ferizaj”, thuhet në njoftim, raporton rtk.
Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë 17-vjeçaren nga rreziku.

