IZRAEL – Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje që nga viti 1977

IZRAEL – Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje që nga viti 1977

Komisioni Qendror Zgjedhor i Izraelit njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të sotme kishte arritur nivelin më të lartë që nga viti 1977.

Deri në mesditë (ora 10:00 GMT), 31,5% e votuesve me të drejtë vote kishin votuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, radhë të gjata u krijuan jashtë shumë qendrave të votimit në metropolin bregdetar të Tel Avivit dhe në qytetin me shumicë arabe, Tayibe.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu, votuan në një qendër votimi në Jerusalem. Ata u bënë thirrje qytetarëve “të dilnin dhe të votonin”!

Edhe rivali kryesor i Netanyahut, ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot, i cili drejton partinë e qendrës Yashar, u bëri thirrje qytetarëve të merrnin pjesë në votime. “Një erë ndryshimi po fryn në Izrael”, deklaroi ai.

Rreth 70 000 izraelitë udhëtuan drejt Izraelit për të votuar, pasi votimi nga jashtë vendit përgjithësisht nuk lejohet.

Zgjedhjet parlamentare konsiderohen vendimtare për drejtimin e brendshëm politik dhe shoqëror të vendit. Megjithatë, ekspertët nuk presin ndryshime në politikën ndaj palestinezëve.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit, të publikuara të premten, gara po zhvillohet ngushtë mes Netanyahut dhe kundërshtarëve të tij politikë. /atsh/

Share This